Plumba ndaj zyrës së PD, Duma: Autori ka marrë tendera nga bashkia e Kavajës

Kandidatja e PD për qytetin e Kavajës, Grida Duma, në një prononcim për mediat ka folur mbi incidentin e armatosur në një nga zyrat elektorale të PD ku mbeti i plagosur një 27-vjeçar.

Ajo i bëri thirrje drejtësisë të veprojë menjëherë dhe përgjegjësit të marrin atë që u takon.

“Këtu nuk ka koment. Këtu duhet të mbajmë qëndrim të gjithë. Moment i trishtë për Shqipërinë, moment i trishtë për demokracinë.

E theksoj fort, nuk ka koment. Ka veprime. Drejtësia duhet të veprojë në mënyrë imediate. Dhe për fajtorët menjëherë të merren masa. Keni parë policë këtu që kanë dashur të heqin edhe shiritat skenë krimi.

Nuk do ta kalojmë në heshtje këtë. Përfshirja e një personi me dy mbiemra, që ka marrë edhe tendera nga bashkia e Kavajës dhe ky është një mesazh për të gjitha grupet kriminale: sigurisht Rama e ka humbur toruan, e ka humbur vetëdijen, ka humbur kontrollin ndaj Shqipërisë prej 8 vitesh, nuk do shkojmë kështu drejt fitores. Do shkojmë përmes zgjedhjeve demokratike dhe të qeta por pa dyshim kjo ngjarje nuk kalon pa marrë drejtësinë e duhur"

Lexo edhe: Plumba ndaj zyrës së PD në Kavajë, një i plagosur