Plagosja në Kavajë, kandidati i PS: Autorët të vendosen një orë e më parë para drejtësisë
Kandidati i PS-së për Kavajën, Etjen Xhafaj, reagon pas ngjarjes së rëndë në një prej zyrave elektorale të PD ku një 27-vjeçar mbeti i plagosur.
Xhafaj, përmes një statusi në Facebook, kërkon që autori të vihet para drejtësisë dhe ngjarja të mos politizohet.
Etjen Xhafaj: Ngjarje si kjo e sotmja nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës.
Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojme për zgjedhjet e 25 Prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta denojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje. Zgjedhjet duhet te jenë festë dhe kështu do të jenë në Kavajë e gjithë Shqipërinë.
Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi dhe autorët duhet të vendosen një orë e më parë para drejtësisë.Shërim sa më të shpejtë për djalin e përfshirë në ngjarje!