Plagosja e aktivistit të PD në Kavajë, Vasili: Akt banditesk i Rilindjes
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagon pas ngjarjes së sotme në Kavajë ku një 27-vjeçar u qëllua me armë zjarri brenda njërës prej zyrave elektorale të PD.
Lexo edhe: Ngjarja në Kavajë, Basha: Atentat ndaj PD nga Rama që të dielën humbet
Sipas Vasilit, ky është një akt banditesk i Rilindjes, ndërsa shton se humbja e zgjedhjeve e shtyn kryeministrin Edi Rama drejt veprimeve të dëshpëruara kriminale.
Petrit Vasili: Denoj me ashpersine me te madhe aktin banditesk te rilindjes ne Kavaje. Kur qeveris nje kryespiun vetem ngjarje te tilla do te ndodhin.
Humbja katastrofike e rilindjes e shtyn ne veprimet te deshperuara kriminale.
Autoret duhet te denohen me te gjithe rreptesine e ligjit.
25 prilli i jep fund horrllekut rilindas nje here e pergjithmone.