Plagosja tek zyrat e PD-së/ Abazi: E rëndë, organet të veprojnë menjëherë. Palët politike të tregohen të përmbajtura

Kandidati që përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi, ka folur në lidhje me ngjarjen e fundit në zyrat e PD-së në Kavajë, ku i plagosur ka mbetur Bledar Okshtuni.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, ai ka thënë se është një ngjarje e shumë e rëndë dhe se organet përkatëse duhet të veprojnë menjëherë.

Abazi: Lidhur me ngjarjen në fjalë është shumë e rëndë, në rastin tim është e rëndë dyfish  se është edhe qarku që unë mbuloj. Është e rëndësishme që organet të veprojnë në mënyrë të menjëhershme. Për të kapur autorët për dhe për të zbardhur ngjarjes. Palët politike të tregohen të përmbajtura kundrejt kësaj situate. Nevojitet prej tyre një distancim i menjëhershëm, është i papranueshëm përdorimi i armëve në fushata e aq më tepër në selinë e një subjekti politik. Duhet të ecim drejt datës 25 prill pa përsëritje të ngjarjeve të tilla. Unë ju uroj shërim të shpejt personave që janë plagosur.

Lexo edhe: Plumba ndaj zyrës së PD-së/ Basha niset me urgjencë drejt Kavajës

Plumba ndaj zyrës së PD në Kavajë, një i plagosur

Ngjarja në Kavajë, Basha: Atentat ndaj PD nga Rama që të dielën humbet

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini