Urdhëri për karantinë, Opozita: Hile për të bllokuar votën e emigrantëve

Komiteti i Ekspertëve për menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, njoftoi të hënën se kishte vendosur që të gjithë personat që ktheheshin nga e marta prej Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut do duhej të karantinoheshin për 2 javë.

Mendojmë të vendoset qëndrimi në karantinë dy javore për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia,” tha zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Ajo theksoi se situata në këto dy vende ishte e rënduar dhe se masa ishte një prej përpjekjeve të Komitetit të Ekspertëve për të mbajtur të ulur infektimet në vend. Rakacolli e ilustroi vendimin me rritjen e numrit të rasteve në Gjirokastër dhe Korçë.

Zëvendësministrja Mira Rakacolli nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me akuzat e opozitës.

Në Greqi jetojnë mbi 700 mijë qytetarë shqiptarë dhe një pjesë e tyre, kthehen zakonisht në vend në javën e fundit për të votuar në zgjedhje. Vendimi i Komitetit të Ekspertëve e ndalon këtë mundësi. Të kthyerit nga dita e martë do duhet të qëndrojnë në karantinë dy javore dhe nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në procesin e votimit.

Por kandidatë për deputetë të opozitës në qarkun e Gjirokastrës akuzojnë se vendimi është politik dhe synon të pengojë emigrantët të marrin pjesë në votimet e 25 prillit.

Ky është akt i hapur shkelje e të drejtave të njeriut dhe sobotazh i Rilindjes,” tha Vangjel Tavo, kandidat i LSI në Gjirokastër.

Edhe kandidati i Partisë Demokratikë në këtë qark, Tritan Shehu është në një mendje me Tavon.

Është një vendim për të penguar emigrantët për të votuar në Shqipëri. Është një element antidemokratik, tregon frikën nga pjesëmarrja”, është shprehur Shehu, citon Reporteri.