Meta: Ndryshimi fiton më 25 prill me mbi 90 mandate
Ndryshimi fiton më 25 prill me mbi 90 mandate.
Kështu është shprehur presidenti Ilir Meta në intervistën e tij për televizionin lokal të Elbasanit, TV Skampa.
Sipas kreut të shtetit, "peshkaqenët e mëdhenj", ata të dosjes së Shijakut dhe Dibrës, do të kapen nga populli më 25 Prill.
Presidenti Meta: Unë, i kam në fakte të gjitha ato që shpreh. Sot unë kam marrë në mbrojtje një biznesmen të ndershëm i cili nga sot është marrë në mbrojtje nga unë sepse ka bere nje denoncim të rëndë. I kam kërkuar dhe mbrojtjen e tij nga Policia.
Kjo situatë po krijohet se, ‘peshkaqenët e mëdhenj’ ata të dosjes së Shijakut dhe Dibrës janë ende në të lirë dhe nuk po kapen. Por në 25 prill, këta do të kapen nga ‘rrjeta’ e popullit shqiptar.
Ndryshimi fiton më 25 prill mbi 90 mandate.
Lexo edhe: Meta: I shoh në rrezik patronazhistët, njerëzit janë nervozuar shumë