Vjedhja e të dhënave/ Hasimja: Nëse do kishte ndodhur në shtet tjetër do ishte rrëzuar qeveria

Pedagogu Ermal Hasimja ka folur në lidhje me situatën politike në vendin tonë dhe për zgjedhjet e 25 prillit që do të zhvillohen vetëm pas disa ditësh.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, ai thënë se nisur nga situatat e fundit Shqipëria nuk është vend demokratik, duke shtuar se ka dyshime se zgjedhjet në vendin tonë do të zhvillohen të lira.

Më tej ai ka folur në lidhje dhe me vjedhjen e të dhënave të 910 qytetarëve që ndodhen në dorën e Partisë Socialiste, duke thënë që ato që fshihen pas kësaj çështje duhet të marrin dënimin e merituar.

Ermal Hasimja: Nxirret në pah një problem shumë i madh. Dhe në vend që institucionet të merren me problemin merret me ata që e kanë nxjerr problemin. Shoh një dukuri që është tipike si në ato vendet autoritare. Është kaluar një limit. Shqipëria nuk është një vend demokratik, situatat e fundit, si vjedhja e të dhënave dhe shitblerja e votës, vështirë se mund të flasësh për demokraci. I vetmi element që ka mbetur janë zgjedhjet, nëse do të zhvillohet realisht të ndershme, por përsëri është e vështirë të thuhet se do të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Mund të ketë qenë edhe një situatë banale që nuk ka pasur lidhje me politikën. Por ka një tension në atmosferë. Partia Socialiste po përpiqet që të sigurojë një mandat të tjerë.

Është vjedhje kriminale nga partia në pushtet, kjo tregon sa do kjo forcë politike për ta mbajtur pushtetin.

Do të ishte mirë që ligji të zbatohej për patronazhistët, është një vepër penale. Nuk janë këta burimi kryesor i fajit por ata që e kanë organizuar, duket qartë që sistemi qeveritar është super i organizuar. Është një lloj skandali i pashmangshëm. Kjo në vendet tjera do të çonte në rënien e qeverisë edhe nëse ajo nuk do ishte e përfshirë. Nuk kam ndonjë shpresë

Të madhe që do të dënohet dikush në rastin konkret, por do kishte qenë mirë që të merrnin dënimin e merituar për ata që kanë marrë të dhënat në mënyrë të paligjshme.

Është e kotë që ta ja vëmë fajin opozitës. Opozita nuk do të ndihmonte në zbulimin e skandaleve. Detyra kryesore e  opozitës është të tregoj se ka stafet e duhura për t'i parandaluar këto lloj problemesh atëherë kur të marrë pushtetin. Kjo është detyra e opozitës. Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që nuk e di se ça ndodh rrotull.

Nga njëra anë ne nuk arrijmë të qullosim gjë vetë dhe ngelim në dorën e ndërkombëtare. Nga ana tjetër sa më tepër na kërkohet të zgjidhim problemet ne kërkojmë ndihmën e ndërkombëtarëve. Ideale do të kishte qenë që Shqipëria t'i zgjidhte problemet vetë. Në raste të tilla presim që të na i zgjidhin ndërkombëtarët pasi nuk jemi në gjendje t'i zgjidhim vetë. Por zgjidhja është te vota më 25 prill.

Njerëzit e shohin se si është situata. Nuk është se do të ketë tension që do të marrë masa të mëdha do të ketë tensione lokale. Nuk mendoj që njerëzit kanë durim që të futen në konflikte të thella. Pjesa më e rëndësishme është se si do të numërohet vota.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini