Paralajmërimi i Metës: Çdo pikë gjaku në fushatë, përgjegjësi e Ramës dhe Veliut

"Çdo pikë gjaku që derdhet në fushatë është përgjegjësi personale e Edi Ramës, e Ardi Veliut e drejtorëve lokalë të Policisë".

Ky është paralajmërimi i presidentit Ilir Meta pesë ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit dhe pak orë pas plagosjes së ndodhur në Kavajë.

Sipas tij, presioni që bëhet në emër të votës nuk është një shembull i PS se sepse, shtoi Meta, PS ka qenë shembull i demokracisë dhe zgjedhjeve të brendshme.

Presidenti Meta: Do të jetë përgjegjësi personale e Edi Ramës, do të jetë përgjegjësi e Ardi Veliut çdo presion që do bëhet në emër të votës.

Nuk është një shembull i Partisë Socialiste, sepse Partia Socialiste ka qenë shembull i demokracisë dhe i zgjedhjeve të brendshme.

Është Partia Socialiste që e bëri Kushtetutën me referendum, kjo e sotmja nuk është Parti Socialiste.