Balla: Kryetari i bashkisë më konfirmoi se personi i akuzuar për të shtënat në Kavajë nuk ka lidhje me bashkinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2021, 21:51
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se i ka konfirmuar kryetari i bashkisë se personi i akuzuar për të shtënat në Kavajë nuk ka lidhje me bashkinë.
Balla: Mua më konfirmuar kryetari i bashkisë se personi i akuzuar për të shtënat në Kavajë nuk ka lidhje me bashkinë. Këta për 5 minuta nxorën versionin e ngjarjes. Le të presim që të zbardhet ngjarja.
Për mua kjo ka qenë një fushatë e qetë dhe normale. Krahasuar me vitet e shkuara po bëjmë një fushatë normale dhe që po i bën nder gjithë palëve. Unë u kërkojë gjithë palëve që të angazhohen që të njohin rezultatin dhe të respektojnë vullnetin e sovranit.