Ju flet Moska - CNN mbron me 1174 fjalë Olsi Jazexhiun që do zhdukjen e shtetit të Izraelit

CNN mbron me 1174 fjalë Olsi Jazexhiun që do zhdukjen e shtetit të Izraelit ishte tema e kësaj të hënë në "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Televizioni i madh ndërkombëtar CNN ka bërë një emision për gjendjen e ujgurëve në shtetet e tjera. Në këtë emision paraqitet edhe Olsi Jazexhi të cilit i kushtohen saktësisht 1174 fjalë. Ai është një otomanist i deklaruar dhe kërkon zhdukjen e shtetit të Izraelit. Ai paraqitet si një historian shqiptaro-kanadez. Kur shkon në tokat e banuara në kinë përdor një hile duke thënë se media perëndimore gënjen duke shfaqur dyshime nga amerikanët.

CNN është një media e madhe dhe lufton anti-semitizmin dhe përdor disa algoritme kur interviston njerëzit. CNN e ka të lehtë që ta gjejë librin e Olsit. Ai shkruan në librin e tij "Izraeli është sikur dexhalli, një vend i frikshëm dhe kriminal, një vend i ndërtuar mbi një utopi bilike. Kjo gjë implementohet me dhunë dhe propagandë." Pra, sipas tij Izraeli është një shtet terrorist sepse është një shtet i djallit. Unë e di se CNN ka filtra kontrolli, po ashtu edhe DASH ka një zyrë për anti-semitizmin. Po ashtu edhe ambasada amerikane duhet të nisë një raport lidhur me këtë çështje.

Olsi thotë se ka vizituar muzeumin e heronjve të Palestinës. në fund ankohet CNN pse është përndjekur nga ambasada kineze Olsi. Nëse CNN do që të promovojë gjëra të tilla, kjo tregon se diçka nuk shkon mirë me këtë media kaq të madhe. Si shpjegohet që në prag të zgjedhjeve, Olsi Jazexhi merr 1174 fjalë, aq sa nuk merr as një drejtues shteti?!