Plagosja brenda zyrës së PD/ Basha në Kavajë, qindra qytetarë dalin në rrugë
Ora 20:26 / Kryetari i PD-se, Lulzim Basha mbërrin në Kavajë ku pritet nga shumë simpatizantë
Ora 20:16 / Plagosja brenda zyrës së PD/ Basha niset drejt Kavajës, qindra qytetarë dalin në rrugë
Teksa kryetari i PD Lulzim Basha është nisur drejt qytetit të Kavajës, qindra simpatizantë demokratë janë grumbulluar pranë zyrës elektorale ku mbeti i plagosur edhe 27-vjeçari Bledar Okshtuni.
Sipas kandidates për deputete, Grida Duma, që është prezente aty, 3 personat që kanë hyrë në zyrë njihen si njerëz pranë PS.
Kavajë/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe: Plumba ndaj zyrës së PD në Kavajë, një i plagosur