Detaje nga ngjarja në Kavajë/ Kush është "problematiku" që qëlloi në zyrën e PD

Mësohen detaje të reja nga ngjarja e Kavajës, ku u sulmua me armë një nga zyrat elektorale të PD.

Siç mëson Ora News, i plagosur mbeti 27-vjeçari Bledar Okshtuni, ndërsa personi i shpallur në kërkim, sipas policisë është shtetasi Ndriçim Jonuzi por që mban edhe emrin Ndriçim Tahiri.

Burime për Ora News bëjnë me dije se, Jonuzi (Tahiri) është person me precedent kriminal në fushën e krimit kundër jetës në një vend të BE-së.

Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ora News mëson se agresorët, që kanë qenë 3 persona, kanë zbritur nga një automjet me xhama të zinj.

Bashkë me Jonuzin, kanë qenë edhe shtetasit Markel Shtylla dhe Dorian Troplini

Drejt Kavajës është nisur edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Lexo edhe: Plumba ndaj zyrës së PD në Kavajë, një i plagosur