Bashkëqeverisje/ Kaso: Rama e ka punën keq, tentativat për diversion janë të kota

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Ivi Kaso, ka thënë se një nga arritjet e Partisë Demokratike ishte liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në NATO.

Ai ka thënë se Kryeministri Edi Rama nuk pranon të marrë pjesë në debat, pasi sipas tij nuk ka një bilanc se çfarë ka bërë gajtë kohës që ishte në qeveri.

Më tej ai ka thënë se Rama i ka punët keq prandaj kërkon që të bëjë bashkëqeverisje me Bashën.

Ivi Kaso: Ka pasur shumë arritje dhe problematika që u ndëshkuan me votë në 2013. Një nga arritjet është liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në NATO. S’kanë bilanc për të ardhur në debat. Debat të mirëfilltë dhe përballë alternativash siç do preferonin shqiptarët. As tani nuk pranon që të përballet me argumentet. Nuk kanë ende të artikuluar se ça do bëjnë nëse vijnë në pushtet. Asnjë punë nuk kanë bërë, kanë hedhur lekë pafund për një projekt energjitik. Kanë bërë disa punë për fat të keq jo të mira, dhe Shqipërisë do i duhet kohë për ta marrë veten. Përdersa propozon bashkëqeverisje do të thotë se punën e ka keq dhe synon të luajë me frikërat e njerëzve. Tentativat për diversion janë të kota.