Godole: Rama i bëri ftesë Bashës për të dekurajuar opozitën dhe votuesin gri, do që të votojnë sa më pak
Në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News, pedagogia Jonila Godole u shpreh se kryetari i opozitës u përgjigj ashtu sikurse duhet për të mos dekurajuar opozitën në raport me kërkesën e Ramës për bashkëpunim.
Godole tha se mazhorancës i intereson që të votohet vetëm elektorati i vet dhe të votohet sa më pak, ndërsa opozitës i intereson që të votojnë sa më shumë persona.
Godole: Të gjithë forcat politike duan që të mobilizojnë simpatizantët e tyre dhe nuk mobilizohen kur thonë se do ta ndajnë pushtetin me ata që i kanë sharë. Unë e shoh gjithë këtë si një strategji zgjedhore. Mendoj se kryetari i opozitës u përgjigj ashtu sikurse duhet për të mos dekurajuar opozitën. Pse është përdorur kjo është për të frikësuar pjesën e pavendosur dhe gri, që mendojnë se forcat politike në vend nuk dallojnë shumë. Nëse Rama e hedh këtë provokim ai mendon se kjo shtresë e pavendosur do të mendojë se kështu do të qaset edhe shtresa e e votuesit gri dhe më pas për të mos votuar. Mendoj se kjo e gjitha është bërë për të zvogëluar këtë votues të pavendosur.
Mbase tani po duket se opozita ka mobilizuar një frymë që mbase nuk pritej dhe tani po kalohet në provokime. Mendoj se do të ketë edhe nga 2 provokime, por më pas nuk është se mund të bëhet më shumë. Mazhorancës i intereson që të votohet vetëm elektorati i vet dhe të votohet sa më pak, ndërsa opozitës i intereson që të votojnë sa më shumë persona. Kjo është edhe për largimin e vëmendjes nga të dhënat që u morën për përdorim politik. Ajo që ndodhi është e pafalshme. Jam matur edhe vetë që të bëja postimin e patronazhistit, por kam menduar se nuk dua që ta kthej në gallatë, sepse nuk është e tillë e nuk duhet të lihet pas dore.
Godole shtoi se qeveria nuk jep bilanc për atë që ka ndodhur në 8 vite qeverisje, gjë e cila është tipike për kulturën e politikës tonë.
Godole: Qeveria nuk jep bilanc për atë që ka ndodhur në 8 vite qeverisje, gjë e cila është tipike për kulturën e politikës tonë. Nuk jepet asnjëlloj ndëshkimi për këtë bilanc. Kjo për mua është një shqetësim i madh edhe ky. Vetë kryeministria ka përdorur fushata si ajo e vaksinimit për fushatë elektorale. Po ashtu ka vepruar edhe me tërmetin. Kjo është një sjellje tipike e liderave në vendin tonë me një propagandë tillë sikur i kanë bërë ata gjërat. Kështu e trajtojnë qytetarin si një person sikur nuk merr vesh dhe nuk kupton. Gjë e cila nuk është e vërtetë, pasi qytetari është i detyruar nga politika e cila është futur në çdo skutë.