Deklarata e Yuri Kim/ Bylykbashi: Më e qarta që kam dëgjuar nga ndërkombëtarët, shqiptarët e kuptojnë

Kandidati për deputet në qarkun e Durrësit për Partinë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është shprehur i bindur se forca e tij politike do të fitojë në zgejdhjet e 25 prillit.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, ai ka thënë se do kenë mjaftueshëm numrat për t’i propozuar emrin e Kryeministrit, Presidentit si dhe për të formuar qeverinë në shtator.

Oerd Bylykbashi: Partia Deokratike i respekton paktet, fokusi do të jetë te interesi i shqiptarëve, dhe goditja e çdo fenomeni korruptiv. Do kemi numrat jo vetëm për t’I propozuar Presidentit emrin për Kryeministër por edhe për të formuar qeverinë në shtator. Shqiptarët duhet të dalin të votojnë masivisht, është vaksina më e mirë për të gjitha tentativat e kapjes së votës dhe shitblerjes. Thirrja ime është që të rinjtë të dalin dhe të votojnë.

Bylykbashi, ka komentuar deklaratën e Ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, e cila tha se kush do ndryshim të votojë për ndryshim dhe kush do kriminelë të votojë për kriminelët.

Ai tha se është deklarata më e qartë që ka dëgjuar ndonjëherë nga ndërkombëtarët, duke shtuar se shqiptarët e kuptojnë shumë mirë atë që ka dashur të thotë kim.

Oerd Bylykbashi: Është një nga deklaratat më të qarta që unë kam dëgjuar prej kohësh nga ndërkombëtarët. Ne e dimë se kush i solli qytetarët në paralament. Nuk ka nevojë për interpetim të  gjithë e kanë kuptuar. Edi Rama e ka futur në një gropë Shqipërinë gjatë këtyre 8 viteve.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti pët online Anila Kolgjini