Shembja e shtëpive nga tërmeti, Çuçi: Deri në fund të vitit nuk do të ketë asnjë njeri jashtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2021, 22:51
Drejtuesi politik i PS në qarkun e Gjirokastrës, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim elektoral në fshatrat e Lunxhërisë.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët ai solli në vëmendje ndër të tjera edhe mbështetjen me subvencione për fermerët përmes një skeme transpartente.
Duke sjellë në vëmendje menaxhimin e dy fatkeqësive, tërmetin dhe pandeminë, Çuçi tha se PS është e vetmja forcë politike që mund të vijojë rrugën drejt të ardhmes së Shqipërisë.
"Kemi bërë një menaxhim të shkëlqyer, Italia ka 12 vjet që nga tërmeti ka njerëz akoma në çadër. Ne në fund të vitit nuk do të lëmë asnjë njeri që ka humbur shtëpinë për shkak të tërmetit jashtë."