Deklarata e Yuri Kim, Koka: Për mua ndryshimi nuk është mandati i tretë i Ramës

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se deklarata e ambasadores Yuri Kim nuk ishte për një mandat të tretë të Ramës.

Koka: Deklarata e Yuri Kimit është aty, nuk është korrigjuar, vetëm interpretimi i saj është korrigjuar. Për mua ndryshimi nuk është mandati i tretë i Ramës. Kështu si po ndodh topi është në fushën e Edi Ramës.

Ndryshimi edhe si i tillë është një gjë e mirë dhe e shëndetshme. Deklarata e parë e zonjës Kim është ajo gjëja që mbetet: nëse doni ndryshimi votoni ndryshimin dhe nëse doni kriminelët votoni kriminelët.