Sulm biznesmenit në Mamurras, eksploziv në derën e banesës vëllait të ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda
Vala e ngjarjeve kriminale vijon në Mamurras, ku një banesë u sulmua me eksploziv.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21 e 45 minuta të së enjtes (15 prill) ku objektiv ishte banesa biznesmenit Shpëtim Ndreca.
Nga shpërthimi fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar, por vetem dëme materiale.
Shpëtim Ndreca rezulton të jetë vëllai i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda Bib Ndreca, ndërsa është pronar e një fabrike mielli dhe biznesi tjetër agroushqimor.
Dyshimet e policisë janë se sulmi me eksploziv ishte një mesazh kërcënues për biznesmenin.
Ndaj hetimet në lidhje me ngjarjen janë përqëndruar tek ndonjë konflikt që mund të ketë patur Ndreca gjatë kohëve të fundit apo dhe në të kaluaren e tij.
Ekspertët e Policisë së Kurbinit kryen veprimet hetimore në vendngjarje dhe kanë marrë dëshmitë e familjarëve.
Gjithashtu janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, çka mund të ndihmojë policinë në identifikimin e autorit ose autorëve të tritolvënies.

(Lajmi u perditesua)