Ngjela: Votën nuk e shet i varfri i ndershëm, por ai injorant, këtë nuk e ndal dot

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, avokati Spartak Ngjela u shpreh se nuk e ndal dot shitjes e votës sepse shitet nga varfëria.

Ngjela: Këtu sondazhet gënjejnë. Nja dy sondazhe që janë serioze më kanë ardhur mua kanë thënë se duan diskrete. Asgjë të re nuk do të sjellin këto zgjedhje. Kandidati për deputet shkonte dhe thoshte se kush ka marrë ushqim me listë po të japë votën paguhet lista.

I varfri në zgjedhje që ëhstë injorant nuk ëhstë për votimin, por ai do të votojë, nuk ke se si e ndalon. Nuk e shet për sport votën ai. Nuk dënohet hajduti që merr ushqim për të ngrënë në disa vende.