Nesturi: Do të shqetësohesha nëse sondazhet do të ndryshonin shumë pas zgjedhjeve, tregues se është vjedhur vota

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Plator Nesturi u shpreh se si PD ashtu edhe PS nuk luajnë direkt vetë ato me shti-blerjen e votës.

Sipas Nesturit, shqetësuese do të ishte nëse do të ndryshonin shumë rezultatet e sondazheve pas zgjedhjeve, sepse do të ishte një tregues që ka vjedhje vote.

Plator Nesturi: PD nuk është se ka dhënë ndonjë shembull se mund të bëjë ndonjë gjë ndryshe. Ambasadorja doli sërish për të sqaruar deklaratën e saj që të mos përdorej deklarata e saj. Ne po flasim për dy forcat politike më të mëdha dhe prej tyre pritet se si do të marri rrugën vendi.

Ky është një fenomen që po ta ndajmë opozitën dhe qeverinë, për ta çuar të keqen vetëm në një vend, kur e dimë se kjo gjë ndodh te k të gjithë, ne nuk ndryshojmë asgjë, sepse aty brenda është tharmi i së keqes kudo që shkon pushtet. Këtë gjë duhet ta luftojmë te gjithë klasa politike.

Si PD ashtu edhe PS nuk luajnë direkt vetë ato me shti-blerjen e votës. Unë do të shqetësohesha nëse rezultatet e sondazheve do të ndryshonin shumë pas zgjedhjeve, sepse njëra forcë apo tjetra ka përdorur elementë ekstra për këtë gjë. E kemi thënë shpesh që LSI-ja është një parti që sondazhet nuk e kapin dot.