Ngjela: Vota është interes, edhe ai që thotë se do të fusë 3 veta në punë bën korrupsion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2021, 22:21
Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, avokati Spartak Ngjela u shpreh se vota është interes dhe se nuk ka shkelje të madhe morale kur shitet vota.
Ngjela: Fetë flasin moralisht në vend, prandaj thonë se dëmtojmë veten nëse shitet vota. Ata shumë mirë e bënë, por nuk jemi në politikë këtu. Vota është interes. Nuk ka një shkelje shumë të madhe morale, kur një bandë i jep para një individ për votën.
Çfarë ndryshimi ka kur i thotë se do tu pasurojë dhe do tu rris rrogë? Politika është interes, por religjioni nuk është interes, por moral. Edhe ai që thotë se do të fusë 3 veta në punë është korrupsion.