Dom Gjergj Meta: Për të ardhur keq që pas 30 vitesh akoma bëjmë thirrje për mos shit-blerjen e votës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2021, 21:35
Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Dom Gjergj Meta u shpreh se është për të ardhur keq që akoma pas 30 vitesh bëhen deklarata lidhur me mos shit-blerjen e votës.
Meta: Deklarata e sotme e Kishës Katolike është një deklarata që është bërë në vazhdim qysh nga viti 1994. Gjatë kohës që bënim deklaratën na vinte keq që pas 30 vitesh po përsërisim të njëjtën gjë. Njerëzit kanë frikë për shitjen e votimit dhe kemi sërish probleme me kandidatët.
Shit-blerja e votës dhe vota nën kërcënimin e vendit të punës, ne e kemi denoncuar prej vitesh. Ne kemi një qasje më të afërt me njerëzit dhe disa fenomene i kemi më të njohura. Deklarata e sotme është e qartë.