Koka: Rama është nën akuzojë jo vetëm nga qytetarët dhe analistët, por edhe nga kleri

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se kryeministri është nën akuzojë jo vetëm nga qytetarët dhe analistët, por edhe nga kleri në vend.

Koka: Mesazhi i Kishës sot dhe ia i ambasadës amerikane ishin në sinkron. Ndërsa reagimi i kishës mendoj se ishte me replikante me kryeministrin Rama. Ne deklarata ishte fakti që vendi po shpopullohej, gjë të cilën Rama e propagandon ndryshe.

Po ashtu pandemia që Rama e quan si një arritje ishte një pikë tjetër. Rama është fajtori kryesor për vonesën e ardhjes së vaksinave dhe për keqpërdorimin e tyre për fushatë elektorale. Ky njeri në dhjetor refuzoi vaksinat ruse.

Ne duhet t'i kërkojmë një ndjesë ambasadorit rus dhe t'i japim një votë ndëshkuese Ramës. Ky nuk është ishte një premtim elektoral se po flasim për jetë njerëzish, gjëra që nuk kthehen. Kryeministri është nën akuzojë jo vetëm nga qytetarët dhe analistët, por edhe nga kleri në vend.