Ju flet Moska- Si lidhen dy deklaratat e Yuri Kim për zgjedhjet, e 15 prillit dhe 11 shkurtit
Deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim se SHBA nuk mbështet asnjë forcë politike apo kandidat të caktuar në zgjedhjet e 25 prillit ishte në fokus të emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Ambasadorja Yuri Kim ka bërë sot një deklaratë e cila po komentohet gjerësisht në media, ajo ka thënë që SHBA nuk mbështesin asnjë parti të caktuar në zgjedhjet e 25 prillit. Deklaratat nuk bëhen rastësisht. Kur bëhet një deklaratë mohuese në diplomaci atëherë është krijuar një lloj përceptimi publik, një lloj ideje e përgjithshme. Autoriteti që bën deklaratën kërkon të thotë që nuk ekziston ky fakt dhe realitet për të cilin është krijuar një ide. Kur Ambasadorja e SHBA mohon që SHBA mbështetin një parti të caktuar në zgjedhje, nënkutohet PS në pushtet, atëherë tërthorazi kjo deklaratë, kjo Ambasadë duke mohuar pohon që është krijuar ky përceptim në publik. Përceptimi është krijuar nga një deklaratë e Ambasadores e 11 shkurtit të këtij viti ku ajo pohoi duke mohuar tha se Edi Rama dhe unë kemi një marrëveshje për një deputet të caktuar, nuk do të ketë rol në asnjë qeveri që ai, Edi Rama, do të krijojë. Me një mohim u bë një pohim që qeverinë e paszgjedhjeve do ta krijojë Edi Rama.
Shikoni videon e emisionit për analizën e plotë.