Rama: Do jemi kampion në Ballkan për turizëm, nuk do të harxhojmë lekë për të blerë energji, por do të shesim

Për kryeministrin Rama vendi ynë po del nga tuneli pandemisë dhe do të shkëlqejë dielli.

Rama nga Lezha tha se vendi ynë do të jetë kampion në turizëm në Ballkan dhe në shoqërinë dixhitale.

Rama: Ne ndaluam për 1 moment e u bë një vit e pastaj 17 muaj, që na lodhën na stresuan. Por tani që tuneli i pandemisë po mbaron e dielli po shkëlqen, por ta bëjmë diellin e Shqipërisë të mrekullueshëm. Nuk është një plan me fotografi dhe 3D, por është një janë investimet të huaja të brendshme, private dhe publike që do ta çojnë Shqipërinë në një nivel tjetër. Do bëjmë që Shqipëria të jetë kampione e turizmit në Ballkan. Kampione edhe për shoqërinë digjitale. Shqipëria jonë të jetë vendi ku të krijohet punë dhe ku puna të paguhet shumë mirë. Këto nuk janë vetëm dëshira, por ambicie të vendosura mbi një bazë që kemi ngritur. Shqipëria kampione në Ballkan në bujqësi. Sot Shqipëria punën dyfishin e tokës së vetë në bujqësi.

Me Skavicën në veri dhe TEC-in e Vlorës në jug, do të hyjnë në sistemin  tonë dhe me 2 parqet me energji diellore, një në Karavasta tjetri në Durrës, Shqipëria do të bëhet eksportues neto i energjisë, ne nuk do të harxhojmë asnjë lek më për të blerë energji, por do të shesim energji. Kjo nuk është një ëndërr e parë në gjumë.