Koalicion PD-PS, Basha: Tё bashkosh tё pamundurat, ndryshimi nënkupton largimin e Edi Ramës
"Tё bashkosh tё pamundurat" e ka cilësuar kreu i opozitës, Lulzim Basha një koalicion të mundshëm me PS-në pas zgjedhjeve.
Në një intervistë me gazetaren Sonila Meço në Tempora në RTV Ora, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se ndodhemi në këtë gjendje për shkak të Edi Ramës, për shkak të keqqeverisjes 8-vjeçare.
Sonila Meço: Z. Basha, pёr hir tё dy epokave tё cilat pёr hir tё sё vërtetës edhe vet z. Rama nё fjalën e tij e bën tё qartë qё ai thotë nuk e dua pёr vete mandatin e dua pёr Shqipërinë. Do tё bёj, do tё jetë njё Shqipëritjetër ajo e 4 viteve tё ardhshme. A mundet njё pjesë e zёrave nё analizën shqiptare vijojnë tё këmbëngulin, ndonjëherë me njё kokëfortësi qё shkon përtej perceptimit tё qytetarëve duke dashur dhe tё imponohen se pikërisht pёr hir tё kësaj epoke tё kësaj Shqipërie tё re mundet qё edhe tё ndërtohet njё koalicion i madh, bashkёqeverisёs PD-PS?
Lulzim Basha: Tё bashkosh tё pamundurat sepse Edi Rama dhe kupola drejtuese e Partisё Socialiste janë përgjegjëse qё Shqipёria ka ngelur nё vendnumëro pёr këto 8 vite. Janë ata shkaktarët, nuk ёshtё diçka qё ёshtё përgjegjësi e shqiptarëve. Shqiptarët i kanё bёrё detyrat e tyre dhe shumë mё shumë. Unё ua kam thёnё dhe nё takime, cilët prindër, cilët sipërmarrës, cilët fermerë nё Ballkan do t’ia kishin dal tё qëndronin nё komb dhe tё duronin 8 vite tё njё keqqeverisje tё tillё, tё njё arrogance.
Sonila Meço: Po, por shqiptarët kanë parë edhe koalicione të pamundura zoti Basha.
Lulzim Basha: Ju lutem! Ju lutem!
Sonila Meço: Kanë parë koalicione të pamundura, për hir të së ardhmes së Shqipërisë. Pse sot ju i thoni ballë për ballë shqiptarëve që vota e tyre nuk mund të shkojë kurrë për një koalicion me Edi Ramën, pas 25 Prillit?
Lulzim Basha: Sepse është e qartë që ne ndodhemi në këtë gjendje për shkak të Edi Ramës, për shkak të keqqeverisjes 8 vjeçare dhe se të gjithë e dinë, çdo shqiptar e di, që ndryshim pa larguar Edi Ramën nuk mund të ketë. Pra në qoftë se voton për ndryshimin nënkuptohet largimi i Edi Ramës, nënkuptohet largimi i atij që për 8 vite me radhë i pati të gjitha pushtetet dhe s’bëri asgjë, nuk mbajti asnjë premtim. Nuk mund të ketë ndryshim pa larguar Edi Ramën. Kjo është e qartë si drita e diellit. Ndërsa përgjegjësia jonë është të kuptojmë se ndryshimi nuk është thjesht largimi i Edi Ramës, por është një kulturë e re politike, një kulturë e përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve, e shërbimit ndaj qytetarëve.
Sonila Meço: Ju e keni cilësuar urgjencë për normalitet...
Lulzim Basha: Urgjencë për normalitet.
Sonila Meço: Një nga kapitujt e librit tuaj “Misioni im”. Në fakt është një letër e hapur thoni ju për shqiptarët. E keni nisur me një, ca vargje të Asdrenit, “Se për mua o Atdhe je një lule aq e vyer sa nuk gjendet përmbi dhe, shpirtin tim për të ushqyer”. Ngjan romantike, deri diku patetike, por Shqipëria është dhe në këtë fazë, që duhet të zgjojmë atdhe dashurinë. Ju keni disa elementë, urgjenca e normalizimit, zgjimi ekonomik shqiptar, shteti i vogël dhe efecient, rithemelimi i opozitarizmit, demokraci dhe liri ekonomike me dimension human, familja e ardhmja e mbijetesës shqiptare dhe Kosova gjysma tjetër. Praktikisht është Republika e Re?
Lulzim Basha: Jo. është një rrëfim, një letër e hapur, të cilën fatkeqësisht komunikimi publik, apo mediatik, nuk të jep hapësirën ta bësh dhe në këtë mënyrë jam përpjekur ti drejtohem qytetarëve shqiptarë, atyre që kanë interes të kuptojnë motivimin tim pse jam në politikë, atyre që kanë interes të kuptojnë se pse besoj edhe pas këtyre 8 viteve të vështira te Shqipëria, pse besoj se dashuria e shqiptarëve për familjet e tyre, për fëmijët e tyre, për vendin e tyre është fuqia më e madhe që do të bëjë të mundur ndryshimin, sigurisht me vizionin, planin dhe qeverisjen e duhur. dhe për këtë arsye iu bëj thirrje edhe njëherë ta konsiderojnë 25 Prillin për atë që është, jo një datë tjetër zgjedhjesh, por siç e thatë dhe ju, një datë që do të ndajë epokat, do të ndalë tranzicionin dhe do të themelojë një kulturë të re politike, ndryshimin e vërtetë ku qeveria iu shërben qytetarëve dhe jo qytetarët qeverisë.