Basha: Brenda 100 ditëve të para qeveria e re do të bëjë të mundur hapje e negociatave me BE
Në një intervistë me gazetaren Sonila Meço në Tempora në RTV Ora, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se ai nuk ka premtuar mrekullira, por se ato që janë premtuar do t’i bëhen realitet.
Për Bashën, kur flitet për ndryshimin, shumica e shqiptarëve e kanë parasysh që nuk kanë largimin e thjesht të Edi Ramës, ata duan dhe presin një ndryshim real.
Sonila Meço: Do të mjaftoheni vetëm me largimin e zotit Rama?
Lulzim Basha: Shumicën dërrmuese të shqiptarëve për të votuar për ndryshimin. Padiskutim, kur flasim për ndryshimin, shumica e shqiptarëve e kanë parasysh që nuk kanë largimin e thjesht të Edi Ramës, ata duan dhe presin një ndryshim real. Përgjigjja ndaj pyetjes tuaj është kjo: për më shumë se dy vite e gjysmë, ne jemi angazhuar në një proces që ka bërë diagnozën e vërtet të problemeve, ka analizuar potencialet e Shqipërisë për t’i dhënë zgjidhjen këtyre problemeve dhe ka formuluar zgjidhje realiste, të zbatueshme. Nuk kemi premtuar hënën. Nuk kemi premtuar mrekullira, ato që kemi premtuar do t’i bëjmë realitet sepse janë angazhime të një plani të ndërtuar nga ekspertët më të mirë të vendit, me mbështetje ndërkombëtare.
Sonila Meço: Zoti Basha disa herë më keni përmendur partnerët ndërkombëtarë, SHBA dhe BE. Në fakt janë duke u përgatitur në ulëse për t’u ulur, ky është një takim me të rinj më thatë ju që zhvillohet, kështu që unë vazhdoj të mbetem gazetarja, këta janë mbështetësit tuaj. Kështu që do të përpiqem të qëndroj e ftohtë, pavarësisht se dalloj shumë entuziazëm dhe lëvizje mes të ftuarve. Përmendët partnerët ndërkombëtar, dy qendrat kryesore, Uashingtoni dhe Brukseli. Ju kam parë të takoheni shpesh gjatë kësaj kohe dhe me ambasadoren amerikane zonjën Juri Kim, ju jeni njeri që keni kontakte shumë edhe me përfaqësues politik të Bashkimit Evropian. A ka një shqetësim për tendencën lindoren që po marrin disa zgjidhje politike dhe politike të kryeministrit Edi Rama?
Lulzim Basha: Unë që nuk marr përsipër të flas në emër të tyre, por unë mund t’ju them se tek Partia Demokratike, tek unë personalisht, tek koalicioni për ndryshim partnerët tanë strategjikë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë gjetur, gjejnë dhe do të gjejnë garancinë që aspiratën e të gjithë shqiptarëve të demokratëve dhe socialistëve për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian ne do ta garantojmë plotësisht dhe brenda 100 ditëve të para qeveria e re e dalë nga vota për ndryshim e shqiptarëve me 25 prill do të bëjë të mundur hapje e negociatave.