Maliqi: Populli do ndryshimin, socialistët e ndershëm do t'i japin LSI-së 3 mandate në Berat

Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi shkruan në Facebook se populli po kërkon ndryshimin e madh.

Sipas Maliqit, socialistet e ndershëm të Beratit do i bëjnë të fala Rilindjes me 25 Prill, me 3 mandate për LSI-në.

Maliqi: Nga mëngjesi ne darke, jemi te gjithë bashke, përditë e me te shumte ne numër. Dëshmi e gjalle dhe e vërtetë (jo si manipulimet e Rilindjes), se Populli kërkon ndryshimin e madh dhe do votoje masivisht dhe historikisht Opozitën e Bashkuar. Socialistet e ndershëm te Beratit do i bëjnë te fala Rilindjes me 25 Prill, me 3 mandate për LSI-ne.