Basha: Shqiptarët nuk do të zgjedhin një kryeministër arrogant që shkatërroi ekonominë e institucionet

Në një intervistë me gazetaren Sonila Meço në Tempora në RTV Ora, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se nuk ka asnjë shans që shqiptarët të zgjedhin edhe 4 vjet të tjera si këto 8 që kaluan.

Sipas Bashës, votuesit nuk do të zgjedhin një kryeministër arrogant që shkatërroi ekonominë dhe institucionet.

Sonila Meço: Me një ndër pushtetet më të fuqishëm z. Basha që sigurisht ka qenë një pyetje e cila ju ka... Ju e thoni dhe në librin tuaj Misioni im. Kjo pyetje ju është bërë vijimisht. A duhet të kishit bërë një opozitë tjetër? A i latë shumë terren Edi Ramës? Ju jepni një shpjegim se ka qenë mënyra juaj për ta kuptuar, për ta njohur të gjithë çfarë lloj pushteti është por në rast se ecet me këtë logjikë mund që të vijojë edhe 4 vjet të tjera Edi Rama?

Lulzim Basha: Nuk ka asnjë shans që shqiptarët të zgjedhin edhe 4 vjet të tjera si këto 8 që kaluan dhe është pikërisht kjo garancia sepse këto 8 vite janë shënuar nga rënia ekonomike, nga rritja e varfërisë, nga papunësia, nga rritja e çmimeve, e taksave , pra e  kostos së jetës, nga emigracioni në nivele rekord i rinisë, nga shkatërrimi i institucioneve dhe mbi të gjitha këto një kryeministër arrogant, përqeshës dhe tallës me qytetarët. Pra këdo që të pyesësh edhe socialistët e thjeshtë, shumicën dërrmuese të socialistëve, përgjigja është ka ardhur koha për ndryshim, përgjigja është ka ardhur koha për ndryshim. I vetmi mesazh që dua të përsëris, ajo që dhe ju e formuluat në formë pyetje në fillim të intervistës që ky ndryshim është në dorën e shqiptarëve, është përgjegjësi e çdo shqiptari, në veçanti është përgjegjësi e prindërve shqiptarë që të mos lejojnë që tu vidhen edhe 4 vite të tjera fëmijëve të tyre.

https://youtu.be/YNY2UCV4uTw