Basha: Rama e ka pasur pushtetin për 8 vite, por prapë mundohet ta gjejë fajtorin diku tjetër
Për kryedemokratin Lulzim Basha, Rama e ka pasur pushtetin për 8 vite me radhë, prapë se prapë mundohet ta gjej fajtorin diku tjetër.
Në një intervistë me gazetaren Sonila Meço në Tempora në RTV Ora, kreu i PD-së, Basha u shpreh se Rama nuk ka as kurajon minimale si njeri, jo më si politikan, të përballet, të kërkoj falje dhe të vendos një precedent evropian.
Sonila Meço: Në fakt, nga kryeministri aktual supozohet se pengesat dhe vonesat kanë ardhur nga opozita, nga frika e liderëve, e eksponentëve kryesorë të saj për t’u përballur me drejtësinë e re. Ju keni frik të përballeni me drejtësinë e re zoti Basha? I keni hesapet të lara me këto vite politik që ju keni marrë pjesë?
Lulzim Basha: Kjo është një nga ato absurditete që sapo thatë dhe ju, e ka përgjigjen brenda vetes. Është nga ato gjëra që thuhen dhe janë thënë gjatë këtyre javëve, do thuhen deri më 25 prill, që dikush që ka patur të gjithë pushtetin për 8 vite me radhë, prapë se prapë mundohet ta gjej fajtorin diku tjetër. Një është opozita, pastaj është Bashkimi Evropian, pastaj është Britania e Madhe, pastaj është Amerika, pastaj janë gazetarët, pastaj janë mediat, pastaj janë qytetarët, janë fermerët, janë studentët, janë minatorët, janë naftëtarët. Kjo tregon që kemi të bëjmë me një njeri që jo vetëm ka dështuar në këto 8 vite të përmbush përgjegjësitë minimale ndaj shqiptarëve, por nuk ka as kurajon minimale si njeri, jo më si politikan, të përballet, të kërkoj falje dhe të vendos një precedent evropian. 8 vite pati gjithë pushtetin, dështove, tani është momenti të largohesh. Pas 8 vitesh dështimesh, vjen prapë dhe kërkon edhe 4 vite të tjera. Kjo është ajo që i ka shtyrë të gjithë shqiptarët, shumicën dërrmuese të shqiptarëve...