Basha: Në 8 vitet e Ramës emigracioni ka njohur vetë rritje, thotë që do të sjellë punëtorë nga Bangladeshi

Në një intervistë me gazetaren Sonila Meço në Tempora në RTV Ora, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në rajon ku për shkak të dështimeve të Edi Ramës  për 8 vite me rrallë, emigracioni ka njohur vetëm rritje.

Basha shtoi se zgjidhja që Rama jep është do të sjellim njerëz nga Bangladeshi, ndërsa zgjidhja e PD-së është sjellja e investimeve Evropiane dhe Amerikane.

Sonila Meço: Në fakt dhe zoti Rama, po përfitoj nga rasti se e thatë disa herë çështjen e të rinjve për mos ikur. Por zoti Rama tha sot në një takim elektoral, nuk është problem ikja e të rinjve. E rëndësishme është që të rinjtë të ikin të shkolluar sipas tij sot kanë diploma të njohura që kanë një vlerë, natyrisht i jap rëndësi arsimit profesional. Po që të rinjtë të ikin të pajisur nga Shqipëria me një diplomë që njihet do të thotë të gjejnë punë nesër, pra nuk është ky problem për kryeministrin. Lëvizja e lirë, mundësia, kërkesa për një ambicie më shumë në jetë.

Lulzim Basha: Këto 2 javë do të dëgjojmë lloj-lloj alibirash dhe shfajësimesh për dështimet 8 vjeçare. Por kur Shqipërisë i ikin 12 herë më shumë të rinj se sa të Serbisë, qartësisht ka një plagë, një plagë që është në zemrën e çdo nëne shqiptare, një plagë që është në çdo vatër shqiptare. Dhe unë këtë e di sepse kur futem në familjet e tyre dhe flas me ta , shumë prej tyre mezi përmbajnë lotët kur  kujtojnë fëmijët që sapo janë larguar drejt një të ardhmeje të pasigurt shpeshherë. Apo fëmijët që janë larguar për vite me rrallë dhe nuk kanë patur të mundur të krijojnë mirëqenien. Apo ata që shkojnë e vijnë. Pse? Se Shqipëria është i vendi vend në rajon ku për shkak të dështimeve të Edi Ramës  për 8 vite me rrallë, emigracioni ka njohur vetëm rritje. Zgjidhja që ai jep është do të sjellim njerëz nga Bangladeshi. Zgjidhja që ne japim është do të sjellim investime Evropiane, investime Amerikane. Pasi ta trajnojmë rininë me kushte dhe procese Evropiane të trajnimit profesional. Dhe në qoftë se ju kujtohet para disa javësh patëm një nga ato ndodhi që  i kishim harruar, patëm akuzën e kryeministri ndaj Komisionit Evropian se po ndërhynte në punë të brendshme të Shqipërisë.

Sonila Meco: Në fushatën elektorale.

Lulzim Basha: Në punë të brendshme të Shqipërisë.

Sonila Meco: Marifetçiu në atë rast ishit ju që kishit shfrytëzuar një moment për të sjellë një nga komisionarët evropian në fushatë.

Lulzim Basha: Domethënë nervozizmi ishte sepse Bashkimi Evropian së bashku me aleancën e universiteteve evropiane së bashku me Partinë Demokratike dhe me grupin tonë të ekspertëve dhe me përfaqësues të nderuar të ekonomisë, të profesorëve të universiteteve po diskutonim njё plan pёr ta nxjerr Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe nё kёtё plan vend qendror ka trajnimi profesional i rinisё, sepse rinia nuk duhet tё ketë thjesht njё diplomë por duhet tё ketë njё trajnim profesional nё mënyrë qё investitori i huaj kur tё vij këtu tё gjej sё pari treg tё lirё tё konkurrencës dhe jo monopole.

Sonila Meco: Si?

Lulzim Basha: Sё dyti duhet tё gjejё njё sistem fiskal tё pakti konkurrues. Dhe sё treti duhet tё gjejё njё krah pune tё mirё trajnuar. Dhe ne, nё planin tonё kemi testuar shumё energji ti japim rinisё mundësin tё  trajnohet nё tё paktën 20 profesione, tё mësoj tё paktën 5 gjuhë tё huaja tё gjitha këto tё paguara, pjesërisht nga qeveria e ardhshme shqiptare, pjesërisht nga Bashkimi Europian dhe ishte pikërisht konfirmimi qё Bashkimi Europian pёrmes Komisionit Europian, pёrmes komisioneres europiane qё u konfirmua, qё ka 26 miliardë euro nё dispozicion pёr Ballkanin Perëndimor, pёr tё trajnuar rininё shqiptare, dhe rininё e Ballkanit Perëndimor, qё nervozoi kryeministrin nё ikje. Sepse pyetja qё shtrohetSonila, ёshtё: po ti çfarë bёreme kёtoshanse? Kishte 8 vjet nё pushtet, pse nuk hodhe njё hap pёr ti thithur kёto investime pёr ta bёrё tё mundur qё rinia tё trajnohet nё vendin e saj, tё punësohet nё vendin e saj...

Sonila Meço: Nuk ka qenё kundra lëvizjes sё lirё kryeministri.

Lulzim Basha: Nuk ka lidhje me lëvizjen e lirё sepse lëvizja e lirё.

Sonila Meço: Edi Rama ka përmendur shihni çfarë po ndodh me Serbinë, me Kroacinë, etj. Pra po tё ishte lëvizje e lirё...

Lulzim Basha: Po tё krahasohemi me Serbinë, pёr çdo tё ri serb qё largohet nga Serbia, largohen 12 shqiptar dhe kjo tregon dështimin total tё kësaj qeverie e këtij kryeministri.

https://youtu.be/YNY2UCV4uTw