Basha: Vota pёr numrin 9, votë pёr ndryshim për të çmontuar kёtё strukturë tё pёrbёrё nga një grusht njerёzish

Në një intervistë me gazetaren Sonila Meço në Tempora në RTV Ora, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se vota pёr numrin 9, vota pёr koalicionin pёr ndryshim.

Sipas kryedemokratit, kjo votë do të shërbejnë për çmontuar kёtё strukturë tё pёrbёrё nga një grusht njerёzish qё pasurohen, ndërkohë qё i gjithë populli varfërohet.

Sonila Meço: Z. Basha ju e përmendët disa herё rikthimin e investitorëve, investime tё fuqishme, çlirimin e tregut. Unё tani po ju përmend vetёm disa raporte tё dala vetёm nё dy javët e fundit dhe nё njё rast tё paprecedent sepse nuk mbaj mend nё fushatë elektorale, tё jenё publikuar kaq raporte ndërkombëtare. Ai i Departamentit tё Shtetit, i Transparency International, Europol sot, tё cilёt flasin pёr kapje tё shtetit. Pra kapja e shtetit ёshtё temё kryesore. Me tё drejtqytetarët do tё pyesin, sa do t’i bёj rezistenca nesër Z. Basha si kryeministёr këtij sistemi tё kapur mafioz apo oligarkik i cili ka marrё frymёn e ekonomisë dhe politikës shqiptare.

Lulzim Basha: Kёtё e kanё nё dorëqytetarët me 25 prill. Vota pёr numrin 9, vota pёr koalicionin pёr ndryshim do tё thotë qё vullneti politik i qeverisё sё jashtme dhe i kryeministrit tё ardhshëm do tё jetё pёr tё çmontuar kёtё strukturë tё pёrbёrё nga një grusht njerёzish qё pasurohen, ndërkohë qё i gjithё populli varfërohet. Ne kemi sot taksat mё tё larta nё rajon, ne kemi çmimet mё tё larta tё naftës, tё energjisë, nё rajon, madje dhe nё botё. Këto tё ardhura ku shkojnë? Tenderët korruptiv, tenderët fasadë, PPP, koncesione, shpenzime fiktive, vetёm tek ata qё paguajnë taksat nuk shkojnë. Pensionet, rritja e pensioneve ёshtё katastrofë, nuk ka pasur rritje pensionesh, pagat më të ulëta, pagat e arsimtarëve, pagat e mjekëve, investimi për arsimin e lartë, pra është e qartë se këtu kemi ardhur si rezultat i vullnetit të mbrapshtë politik, të qeverisë në ikje dhe të kryeministrit në ikje në bashkëpunim...

Sonila Meço: Si do t'i bindi shqiptarët që ju e keni vullnetin forcën, kurajën dhe mjetet për ta zhbërë këtë sistem? Tashmë, nuk po i vë dot një emër të vetëm sepse duket që rrymat që kanë kapur shtetin janë nga më të ndryshmet. Pra si do e arrini ju këtë? Çfarë mekanizmi do ndërtoni ju zoti Basha që dhe ju ti rezistoni presionit që mund t’ju bëhet ju për kapjen e shtetit që nesër do ndërtoni ju? Dhe e dyta që të zhbëni këtë që është krijuar?

Lulzim Basha: Garancia jonë është e zezë mbi të bardhë. Është produkt i një angazhimi i më shumë se 4 a 5 vjeçar me qytetarët shqiptarë me grupet e interesit. Pra ne i kemi lidhur interesat me sipërmarrësin e vogël shqiptarë, me fermerin shqiptarë, dhe përfaqësuesve të tyre në nivel kombëtarë, me personat me aftësi të kufizuar, me pensionistët, me studentët, me pedagogët, me artistë. Me këta i kemi lidhur interesat dhe këto interesa kanë marrë formën e angazhimeve konkrete. Pra ke një forcë politike ....

Sonila Meço: Pra, do jetë një pakt të cilës ju do t’i përgjigjeni në ecuri sa herë?

Lulzim Basha: Më shumë se një pakt. Është një kontratë e firmosur midis nesh që kërkojmë përfaqësimin dhe barrën e përgjegjësisë dhe atyre të cilëve u kërkojmë të na besojnë me votë, bashkë me angazhimin që në qoftë se këto angazhime nuk plotësohen unë nuk kërkoj një mandat të dytë. Pra politika në fund të fundit është lidhje interesash dhe ne po i lidhim interesat e grupeve të interesit, e qytetarëve shqiptarë në mënyrë transparente me planin tonë që do ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Nga ana tjetër ke një grusht njerëzish, vetëm një grusht njerëzish janë të interesuar që Shqipëria të mos ndryshojë sepse vetëm një grusht njerëzish kanë përfituar. Prandaj e them me bindje të plotë dhe shumica dërrmuese e socialistëve janë jashtë, për të përdorur metaforën e tij të preferuar, tepsisë së pushtetit. Kjo është garancia që 25 prilli i jep fund me votën për ndryshim, me votën për numrin 9 i jep fund kapjes së shtetit, se në këtë moment  ky grusht që ka kapur shtetin largohet bashkë me Edi Ramën dhe qytetarëve iu kthehen institucionet, iu kthehet qeverisja dhe kontrolli mbi to. Edhe njëherë duhet ta përsëris, kjo është në dorën e qytetarëve.

Sonila Meço: Patjetër, këtë e vendos vota.

Lulzim Basha: Por në të njëjtën kohë, vetëdijesimi është shumë i madh, që ky shtet nuk iu takon atyre.

https://youtu.be/YNY2UCV4uTw