Kim flet për Reformën në Drejtësi: Ka hapësirë për kritika. Keni kërkuar mendimin tonë, e kemi dhënë, shpresojmë që do të dëgjoni
Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka folur për Reformën në Drejtësi, ku dhe ka koment për krititikat që janë bërë.
E ftuar në “Përballë”, Kim tha se ka një hapësirë për kritika në Reformën në Drejtësi, duke shtuar se duhet të evidentohen gjërat që nuk shkojnë dhe të tregohet kujdes.
“Mendoj që e shfaqin veten me fjalët dhe veprimet e tyre dhe mendoj që populli shqiptar është i mençur – janë të mençur – dhe ata e dallojnë se kush është pro dhe kush është kundër reformës në drejtësi. Kur them këtë, nuk do të thotë se reforma në drejtësi nuk duhet kritikuar aspak. Shpresoj të mos ketë keqkuptim këtu. Për çdo reformë madhore, është me rëndësi të shqyrtohet seriozisht përparimi që ndodh dhe të bëhen korrigjime rrugës. Të këmbëngulësh se diçka është e përsosur dhe nuk mund të preket nuk është pozicion fort i mirë, nuk është i arsyeshëm.
Pra ka hapësirë për Kritika; shpesh mendoj për mënyrat për ta përmirësuar reformën në drejtësi por mendoj se ka një dallim midis kësaj dhe të pretenduarit se reforma në drejtësi është e kundërta ose të pretendosh sikur s’ka ndodhur asgjë dhe të shpresosh se njerëzit do të humbin shpresën apo të pretendosh se reforma në drejtësi është ndërtuar për korrupsion. Sinqerisht, është çmenduri dhe mendoj shumica e njerëzve e kuptojnë këtë. “ – tha Kim.
Lutfi Dervishi: Nuk më pëlqejnë pyetjet hipotetike, por po i lejoj vetes një të tillë. Pesë vjet nga tani, çfarë do donit të thonit për reformën në drejtësi në Shqipëri?
Ambasadorja Kim: Shpresoj që 5 vjet nga tani do të jemi në gjendje të kthejmë sytë pas dhe të themi se ishte një fillim i mirë dhe shikoni sa shumë përparim kemi bërë. Shpresoj se pasja në sistem e gjyqtarëve që marrin ryshfet do të bëhet tërësisht e papranueshme, jo vetëm moralisht, por edhe nga pikëpamja e ligjit. Shpresoj që do të ketë një brez të ri prokurorësh, gjyqtarësh, avokatësh dhe qytetarësh që këmbëngulin për një standard më të lartë për Shqipërinë.
Kur njerëzit thonë se Shqipëria ka qenë gjithmonë e korruptuar, apo shqiptarët janë kështu e janë ashtu, mendoj se janë broçkulla dhe ka për qëllim të vrasë shpresën. S
iç kam thënë, shpresa është një armë, është një mjet dhe jo diçka që do lejuar që të tjerët ta vrasin lehtë. Prandaj, shihni faktet, mendoni për të ardhmen tuaj, mendomni për fëmijët tuaj, shkoni në votime në 25 prill dhe votoni mbi atë bazë, nëse doni diçka me të shkuar që është turp t’ju përfaqësojë dhe që merr taksat tuaja si anëtar i parlamentit.
Po të isha qytetare shqiptare, nuk do ta pranoja këtë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të nderuara që janë në gjendje të ndihmojmë miken tonë dhe do të jemi gjithmonë në krah, por tani është pjesa juaj, duhet të vendosni. Keni kërkuar mendimin tonë, e kemi dhënë. Shpresojmë që do të dëgjoni.