Ilir Meta: Nëse kandidatët e LSI në Vlorë nuk denoncojnë korrupsionin ndëshkojini

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndëshkojnë kandidatët në Vlorë nëse këto të fundit nuk denoncojnë korrupisonin.

Në një intervistë për televizionin "One Tv", Meta ka thënë se LSI-ja është ndërtuar për të rinjtë dhe sipas tij as Kryemadhi e cila është krzetare e kësaj force politike nuk ka të drejtë ta shesë.

Presidenti Meta: Nëse kandidatë të caktuar të LSI në Vlorë nuk denoncojnë korrupsionin ndëshkojini. Nese kandidate te caktuar te LSI tentojnë të blejne votat, ndeshkojini. As Monika nuk ka fuqi te shese LSI sepse ajo parti është themeluar për rininë, për të ardhmen e vendit. Nëse kandidatët e LSI-së, nuk denoncojnë vjedhjen e votave, dhe nëse bashkëpunojnë me Damianin mos i votoni.  Por të rinjtë dhe të rejat e Vlorës do të votojnë kandidatët më të mirë.