Gent Strazmiri paralajmëron: Kush do të tentojë të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve do përfundojë pas hekurave
Kandidati për deputet në Tiranë për PD-në, Gent Strazmiri, ka thënë se qeveria aktuale do të bëjë të pamundurën që të ndryshojë rezultatet e zgjdhjeve të 25 prillit.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Strazmiri ka thënë se të gjithë subjektet që do të tentojnë të ndihmojnë qeverinë në lidhje me ndryshimin e rezultateve do të përfundojnë pas hekurave.
Pyetje: A ka një kundërpërgjigje se ka nisur procesi i hetimit për paditë e PD-së?
Gent Strazmiri: Shumë pak janë në proces, shpresoj që reagimi qytetar të jetë i tillë që të sjellin denoncime të tjera. Qeveria do të bëjë të pamundur që të deformojë rezultatet e zgjedhjeve përmes presioneve dhe shantazheve.
Pyetje: Si do ta mbroni?
Gent Strazmiri: Ne jemi në terren, sigurisht që është e pamundur ti kapim gjithë. Por 60 e ca padi të mirëdokumentuar nuk janë pak, të gjithë subjektet që do të ndihmojnë këtë qeveri do të përfundojnë pas hekurave.
Më tej Straymiri tha se problemet që shqetësojnë banorët e njësisë 7 ku dhe kandidon për deputetë janë, korrupsioni dhe largimi i të rinjëve.
Pyetje: Ju jeni në numrin 7, cilat janë problemet kryesore të banorëve?
Gent Srazmiri: Problemet kryesore janë korrupsioni, vajtimet e prindërve për fëmijët që janë larguar, me një boqe mbi shpatull. Janë larguar me shpresën për një jetë të mirë. Nuk është një fushatë ideologjike por një fushatë halli. Si socialistët dhe demokratët paguajnë të njëjtën faturë dritash. Shoh se 25 prilli do të jetë ditë historike. Shoh bashkimin e shqiptarëve drejt një akti patriotik.
Pyetje: Sa ndikon në votime fakti që kandidatët nuk e kanë emrin në fletë?
Gent Strazmiri: Do ishte mirë që kandidatët të ishin me emra. Do të ishte shumë e thjesht për qytetarët. Por ajo që është e rëndësishme është se qytetarët do të votojnë masivisht Partinë Demorkatike.
Strazmiri foli edhe në lidhje me ngjarjen fundit në lidhje me vjedhjen e të dhënave të qytetarëve, duke thënë se kjo është praktikë e papranueshme.
Pyetje: Si e shihni marrjen e të dhënave të qytetarëve?
Gent Strazmiri: Është diskuatuar shumë me përgjegjmëri të madhe. Është një sarkazëm që vihet në lojë. Është një praktikë e papranueshme, është rikthimi në ditët më të errëta të survejimit të popullatës.
Intervistoi Matilda Mcini