Yuri Kim: Do të shihni shumë lëvizje pas zgjedhjeve, do të kemi disa udhëheqës shumë të rëndësishëm që…
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka për stërvitjen ushtarake shumëkombëshe që do të zhvillohet në 12 shtete të Europës, mes të cilave edhe në Shqipëri.
E ftuar në emisionin “Përballë”, Kim se pas zgjedhjeve të 25 prillit në vendin tonë do të ketë shumë më tepër lëvizje, ndërsa shtoi se në javën e parë të majit do të vijnë disa udhëheqës shumë të rëndësishëm.
“E di, njerëzit mendojnë për konspiracion… E dini, nëse shton sigurinë, më vjen mirë, por nuk ka qenë ai qëllimi. Dhe pastaj do të shihni shumë më tepër lëvizje pas zgjedhjeve. Do të vazhdojë deri në qershor. Në fakt janë një seri prej tre stërvitjesh të ndryshme ushtarake që mbivendosen mbi njëra tjetrën për të demonstruar gjëra të ndryshme. Javën e parë të majit ndoshta do kemi disa udhëheqës shumë të rëndësishëm që do të vijnë të vëzhgojnë… “- tha Kim.