Basha: Efekt i 100 ditëve të para në qeveri do të jetë ndalja e rënies ekonomike e ndalja e mbylljes së bizneseve
Në një intervistë me gazetaren Sonila Meço në Tempora në RTV Ora, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se në 100 ditët e para vendimet tona kryesore do të jenë ato që kanë të bëjnë me problemet kryesore të shqiptarëve.
Sipas kryedemokratit, Efekt i parë i veprimtarisë së Bashës do të jetë ndalja e rënies ekonomike, ndalja e mbylljes së bizneseve.
Sonila Meço: Po, por vota jepet vetëm njëherë në 4 vjet, që do të thotë menjëherë në datën 26 Prill, është utopike të mendosh që do të jetë rezultati, por le ta themi në mënyrë metaforike, në 26 Prill jua dhanë këtë mandat. Cili do të jetë akti juaj i parë politik, le të themi parlamentar, i cili do të mund të ndërtojë përgjegjësinë individuale, të atyre që kanë abuzuar me fondet, me taksat e shqiptarëve për të dhënë përgjegjësi dhe për të garantuar le të themi shtetin funksional. Cili do të jetë akti juaj i parë politik dhe parlamentar?
Lulzim Basha: Ne kemi një plan jo vetëm për ditën e parë dhe muajin e parë, po për 100 ditshin e parë dhe madje do të thosha të detajuar për të gjithë 4-vjeçarin. Dhe në 100 ditët e para vendimet tona kryesore do të jenë ato që kanë të bëjnë me problemet kryesore të shqiptarëve. Problemi kryesor është ekonomia, është varfëria, papunësia, është kosto e jetës ndaj kalimi i paketës fiskale, ulja e taksave, ulja e çmimit të naftës, ulja e çmimit të energjisë, çlirimi i ekonomisë shqiptare nga terrori, nga arrogance e inspektorateve, tatimorëve, do të jenë hapet e parë sepse gjeja e parë që duhet të garantojmë është që ekonomia të fillojë të marrë frymë lirisht. Efekt i parë i kësaj do të jetë ndalja e rënies ekonomike, ndalja e mbylljes së bizneseve. Edhe sot që flasim stilistikisht 60 biznese kanë ulur qepenat në gjithë Shqipërinë dhe rifillimi i një cikli pozitiv për rritjen ekonomike, punësimi, mirëqenie, rritje paguash.
Sonila Meço: Keni një faturë financiare sepse gjithmonë bëhen premtime elektorale , të gjitha ngjajnë të bukura në letër. Shqipëria Ka nevojë për gjithçka biem dakord këtu të gjithë, ju keni një faturë financiare?
Lulzim Basha: Padiskutim që po dhe fatura jonë financiare e cila është në programin tonë përbëhet nga këto hapa, ulja e taksave, ulja e çmimeve, komoditeteve bazë të ekonomisë për t’i sjellë ato në nivele të konkurueshme me rajonin dhe devijimi i këtyre taksave nga ato xhepa ku përfundojnë sot, tek xhepat e shqiptarëve që i paguajnë sot. Me rritjen e pensioneve, me rritjen e pagave, me rritjen e investimit tek fëmijët shqiptarë, tek studentët shqiptarë dhe natyrisht tek investimet publike. Gjithçka është e përllogaritur në detaje, gjithçka është e përballueshme nga buxheti i ardhshëm i shtetit shqiptar.