Basha: Rama hapte shampanjën për negociata, por hapi dyert për emigracionin masiv
Në një intervistë me gazetaren Sonila Meço në Tempora në RTV Ora, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se vota e 25 prillir do të jetë fundi i tranzicionit.
Sipas Bashës, Rama premtoi qё vitin e parё hapjen e negociatave, hapi shampanjën lum, ndërkohë qё hapi dyert pёr emigracionin masiv.
Sonila Meço: Po, por vendet e sigurta i kanë ata që në 30 vite kanë qenë pjesë e kësaj politike. Pra, në një farë mënyre kanë qenë përgjegjës për mosfunksionimin e shumëçkaje gjatë tranzicionit shqiptar.
Lulzim Basha: Zonjat për të cilat flas renditen lartë në listat tona ndërkohë që e gjithë lista përfaqëson ekipin e ardhshëm, një pjesë e ekipit të ardhshëm sepse ekipi është shumë më i gjerë se kaq dhe tregon se interesi ynë kryesor në këto zgjedhje është të ndërthurim përvojën pozitive, mësimet e nxjerra nga gabimet dhe energjinë rinore dhe po kështu ata që përfaqësojnë më të mirën e shoqërisë shkrimtarë, shkencëtarë, pedagog, njerëz të cilat kanë patur sukses në sipërmarrje pa ndihmën e shtetit, madje duke e patur shtetin kundër. Të rinj, të reja, mjekë, arsimtarë, mozaiku i shoqërisë shqiptare dhe po kështu do të thoja niveli më i lartë i përfaqësimit është garancia që ky ekip do ta zbatojë programin dhe do të bëjë të mundur ndryshimin që shqiptarët kërkojnë. Sigurisht eshë njëherë e përsëri përgjegjësia që kur ndryshimi të ndodhë me 25 prill është e gjithsecilit prej qytetarëve shqiptarë. Dhe thirrja ime është që me 25 prill përgjegjësinë për ndryshim ta kthejnë në votë, për veten e tyre, për familjet e tyre, për fëmijët e tyre duke përfshirë edhe ata që nuk votojnë dot për shkak të moshës. Sepse si kurrë më parë kjo votë do të vendosë se si do të jetë e ardhmja e fëmijëve të tyre dhe unë e di se sa e rëndësishme është familja.
SonilaMeço: Nga mënyra se si po flisni duket, sikur po ndani dy epoka.
Lulzim Basha: Padiskutim ёshtё e vërtet ajo.
Sonila Meco: Mё 25 prill...
Lulzim Basha: Ёshtё fundi i tranzicionit.
Sonila Meco: Fundi i tranzicionit?
Lulzim Basha: Fundi i tranzicionit ёshtё fillimi...
Sonila Meco: Fundi i tranzicionit ёshtё njё mision shumë i madh dhe i rёndёsishёm.
Lulzim Basha: Padiskutim. Jam i vetëdijshëm pёr peshёn e përgjegjësisë qё kam. Nё njё farё mënyre edhe mё takon, brezit tim, brezit tonё, na takon ta mbyllim derën e tranzicionit. Na takon ta hapim derën e Europës. Kemi dhёnё disa prova besoj apo jo. Kur na u besua atëherë njё mision, dukej i pamundur heqja e vizave. Heqja e vizave ishte njё ёndёrr pёr shqiptarët. Mbani mend radhёt e gjata para ambasadave. Gjysmën ose mё shumë se gjysmën qё refuzoheshin, familjet...
Sonila Meço: Rrethanat politike ёshtё shprehur z. Rama atëherë kur...
Lulzim Basha: Familjet, tё ndara...
Sonila Meço: Si liberalizimi i vizave, ashtu dhe anëtarësimi nё NATO, rrethana gjeopolitike...
Lulzim Basha: Familjet tё ndara...
Sonila Meço: Njeriun e gabuar, nё vendin e duhur, tha nё atё kohё.
Lulzim Basha: Familjet e ndara nё mes pikërisht nga mungesa e lëvizjes sё lirё. Natyrisht qё dështimi, dështim mbetet. Dhe do tё gjej çdo mundësi pёr tё justifikuar dështimin por siç e kanё thёnё qartë autoritete europiane, kishim 150 kushte qё tu hiqeshin vizat shqiptarëve. Ndërsa ai ka 8 vite qё nuk plotësoi dot 3 kushte përkundrazi madje.
Sonila Meco: Janё bёrё 15 nё fakt.
Lulzim Basha: U bёnё 5, i bёri 9 dhe tani janё 15. Pra, ёshtё e qartë qё kemi tё bёjmё përsëri e njё dështimi siç ёshtё Edi Rama nё raport me edhe me integrimin europian. Ndërsa tek unё, tek Partia Demokratike, tek Koalicioni Pёr Ndryshim shqiptarët kanё garancinë se atё rrugё qё e kemi përshkruar sё bashku e kemi bёrё sё bashku, tё mira qё tashmë i gazojnë siç ёshtё lëvizja e lirё, do ta rifillojmë. Mos harroni ishte ky qё premtoi qё vitin e parё hapjen e negociatave, hapi shampanjën lum, ndërkohë qё hapi dyert pёr emigracionin masiv. Hapi dyert pёr shpunёsimin e shqiptarëve, pёr krizën ekonomike qё mbërtheu vendin dhe e ka lёnё Shqipërinë, siç e thatё edhe ju, siç e dinё gjithё shqiptarët, tё fundit nё rajon. Krahasimin mos e bёj me vendet e Europёs, bёje me fqinjёt, bёje me Maqedoninë e Veriut, bёje me Kosovën. Shqipёria ka mbetur nё vendnumёro. Shqipёria ёshtё e etur pёr ndryshim. Dhe garancia pёr kёtё ndryshim ёshtё vota pёr nr. 9. Ndaj thirrja ime pёr çdo shqiptar ёshtё, ta konsideroj kёtё detyrë nё radhё tё parё, familjes sё vet, ndaj fëmijëve tё vet, dhe pyetja qё do ti përgjigjet me votë ёshtё: A durohet edhe 4 vjet tё tjera si këto 8 vite apo ka ardhur koha ti japim njё shans ndryshimit, qё do tё thotë njё tё ardhme mё tё mirё pёr fëmijët e tyre. Do tё thotë tё ardhme mё tё mirё pёr ekonominë e tyre familjare, do tё thotë afrim me Bashkimin Europian dhe do tё thotë mbi tё gjitha rikthim i shpresës dhe i besimit qё tё ndërtojnë jetën e tyre pёrmes mundësive qё do tё krijojmë këtu nё Shqipëri pa u larguar nga vendi.