Rama në Prrenjas: Në mandatin e tretë do të shkojmë mbi 1 miliardë eksporte bujqësore

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë takimit elektoral në Prrenjas tha se gjatë mandatit të tretë synon të çojë deri në 1 miliardë eksportet bujqësore.

Sipas Ramës, eksportet sot arrijnë në 400 milionë, ndërsa shprehet se ka gati një paketë bujqësore e cila është aprovuar dhe pret të lëvrohet.

Rama:" Ata që bëjnë atë që thonë jemi ne, Partia Socialiste e Shqipërisë. Çdo njeri që i ka kushtuar pasionin e vet, i kushton kohën e vet, i kushton jetën e vet tokës, punës me bujqësinë, punës me blegtorinë, me prodhimin nga toka, jetës dhe fitimit përmes prodhimit duhet ta dijë sot se ndërkohë që të tjerët flasin për BE si një destinacion, bujqësia jonë, sektori i prodhimit, i përpunimit, grumbullimit brenda gjithë sektorit të bujqësisë janë pjesë e angazhimit me BE.

Lexo edhe: Rama për universitetin: Fëmijën e një çobani nuk e parakalon dot fëmija i një deputeti nëse nuk e meriton

Vetëm në dy vitet e fundit janë 120 milionë të investuara në fshat për pika grumbullimi, përpunimi dhe të gjitha këto janë bërë me financimet e BE dhe qeverisë. Një tjetër paketë e madhe është gati për të filluar të lëvrohet, e aprovuar. Ndërkohë po ashtu një tjetër masë e rëndësishme financiarë bashkë me të do t'i vihen ën dispozicion ët gjithë atyre që duan të vazhdojnë të prodhojnë dhe të rrisin fitimet e eksportet.

Ne e nisëm me eksporte bujqësore që ishin rreth 100 milionë në vit, sot jemi në 400 milionë. Në mandatin e tretë pa asnjë dyshim do të shkojmë mbi 1 miliardë eksporte bujqësore.

Duhet të këmbëngulim që rritja ekonomike e Shqipërisë, të përkthehet në rritje ekonomike për çdo familje, në fshat apo në qytet."