Fjalimi i parë në Kuvend? Ori Nebiaj: Do dridhem e tëra, shpresoj mos bëj ndonjë gabim
Moderatorja Ori Nebiaj, gjatë një interviste për emisionin PolitikOn në RTV Ora, foli mbi angazhimin e saj politik, pasi renditet e 19-ta në listën e kandidatëve për deputet të PD-së në Qarkun e Tiranës.
Ajo u shpreh e sigurt për marrjen e mandatit të deputetit. E pyetur sesi do të jetë fjalimi i parë i saj në Kuvend, Nebiaj tha se do të dridhem e tëra nga emocionet, pasi do i drejtohet çdo shqiptari që e çoi në atë foltore.
Ori Nebiaj: "Pretendohet se unë nuk do të kem emocione normalisht edhe duhet të jem krejtësisht komode para medies edhe kujtdo publiku, por të garantoj që do të dridhem e tëra. Edhe shpresoj që të mos bëj ndonjë gabim. Por, e di që do kem shumë emocione, se e di që do jem aty duke iu drejtuar çdo shqiptari që më çoi në atë foltore dhe kjo do të jetë diçka që askush s’duhet ta harrojë në atë foltore."