E dënuar për mashtrim por fshihej në Vlorë, arrestohet 39-vjeçarja greke
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2021, 09:11
Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetase greke e shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi”.
Arrestimi provizor i saj u bë nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Greqisë.
Bëhet fjalë për shtetasen Athanasia Kyriakou, 39 vjeçe, banuese në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.
"Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina, pasi Gjykata e Larisës, Greqi, me vendimin e datës 06.03.2017, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi", parashikuar nga Kodi Penal grek.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, vijon procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje drejt Greqisë", njofton Policia.