Veliaj uron Ramazanin me foto të xhamisë së Et’hem Beut, por fsheh çfarë po ndodh pak metra larg saj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zgjedhur të urojë besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit Ramazanit me pamjen nga Xhamia e Et'hem Beut në kryeqytet.
Por si mjeshtër i imazhit të rremë dhe propagandës kryebashkiaku e ka fotografuar xhaminë në ato kënde ku të mos duket kulla gjigande që po ngrihet shumë pranë xhamisë në fjalë, monument kulture dhe që po i merr frymën një tjetër simboli të Tiranës, Kullës së Sahatit.

Nëse Veliaj do të zgjidhte ta fotografonte Xhaminë e Ethem Beut në një kënd tjetër atëherë pamja nuk do të ishte kaq romantike.


Por edhe po të shohësh rreth e rrotull xhamisë sërish do të shohësh të tjerë përbindësha betoni që po ngrihen si kërpudhat pas shiut.
Gëzuar Lali! Me sa më pak beton dhe me sa më pak trafik e me më shumë lulishte e parqe.