Muaji i Ramazanit, SHBA dhe BE urojnë besimtarët myslimanë
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca përmes një postimi në Twitter ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.
Soreca shkruan se ky muaj duhet të sjellë shëndet, guxim dhe forcë për të kapërcyer sfidat e jetës.
Soreca:" Uroj një Ramazan të bekuar për besimtarët Muslimanë në Shqipëri në gjithë botën! Le të sjellë ky muaj i shenjtë shëndet, guxim dhe forcë që do t'ju ndihmojë të kapërceni çdo sfidë të jetës!
Uroj një Ramazan të bekuar për besimtarët Muslimanë në Shqipëri ??dhe në gjithë botën! Le të sjellë ky muaj i shenjtë shëndet, guxim dhe forcë që do t'ju ndihmojë të kapërceni çdo sfidë të jetës! 1/2 pic.twitter.com/3UtDTY7GRr
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) April 13, 2021
Edhe Ambasada Amerikane në Shqipëri përmes një postimi në Facebook ka përcjellë urimet më të mira për bashkësinë Muslimane në Shqipëri.
Ambasada Amerikane: "I përcjellim urimet më të mira bashkësisë Muslimane në Shqipëri për një Ramazan të bekuar dhe të paqtë. Teksa ky muaj i bekuar fillon, ne shpresojmë në përtëritje, dhembshuri dhe dashamirësi shpirtërore këtu dhe në mbarë botën."
??️ | I përcjellim urimet më të mira bashkësisë Muslimane në Shqipëri për një Ramazan të bekuar dhe të paqtë. Teksa ky...
Posted by U.S. Embassy-Tirana on E hënë, 12 April 2021