Denoncimi te Berisha/ Gjimnazistët nxirren nga mësimi për takimet e Ramës: "Nuk ka mungesa për pjesëmarrësit"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2021, 10:33
Gjimnazistë që lenë mësimin për të marrë pjesë në takimet elektorale të kryeministrit Edi Rama.
Denoncimin e bën një i ri përmes Facebook-ut të ish kryeministrit Sali Berisha.
Organizatori i siguron të rinjtë që telefonon se nuk do ketë probleme nga shkolla pasi për pjesëmarrësit ka leje, raporton Ora News.
“Gjimnazistët i heqin nga mësimi per takim me Humbës Ramën në Librazhd! Dëgjoni audion dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan ish kryeministri Berisha.
"Mirembrëma dr. Sot anetare te FRESSH Librazhd kanë marrë në telefon gjimnazistë e ju kanë thënë që nesër vjen Rama dhe ju presim në qendër. Më jepni emri t’ju shkruaj në lita e mos marrësh mungesë. Unë e bëra video dhe po ta dërgoj ty", shprehet qytetari.