I dënuar me 12 vite burg, ekstradohet nga Gjermania 36-vjeçari nga Korça
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2021, 10:06
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden Gjermani ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në Gjermani të shtetasit Andi Janko, 36 vjeç, banues në Korçë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Sipas njoftimit të Interpol Tirana, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 01.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale "Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë.
Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për veprime të mëtejshme.