U ekstradua nga Gjermania, si mashtronte me legalizimet dhe hipotekimet 36-vjeçari nga Korça

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden Gjermani, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, u bë i mundur arrestimi në Gjermani i shtetasit Andi Janko, 36 vjeç, banues në Korçë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. 

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 01.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale "Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë.

Lexo edhe: I dënuar me 12 vite burg, ekstradohet nga Gjermania 36-vjeçari nga Korça

Siç mëson Ora News, Andi Janko ka patur babain inxhinier topograf, dhe perdorte emrin e tij per te mashtruar njerezit lidhur me pronat.

Ai u premtonte qe do te bente legalizime dhe hipotekime.

Sipas informacioneve për Ora News, janë të paktën 5 persona që ka rënë prej e mashtrimeve të tij.

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden Gjermani, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, u bë i mundur arrestimi në Gjermani i shtetasit Andi Janko, 36 vjeç, banues në Korçë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 01.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale "Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë.

Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.