Kokainë, kanabis, doreza grushti... Arrestohen dy të rinj në Tiranë

Policia e Tiranës godet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, ndërsa janë sekuestruar qindra doza me kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, doreza grushti dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Të arrestuar janë shtetasit: K. M., 29 vjeç dhe M. Sh., 24 vjeç, që të dy banues në Tiranë.

"Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 650 doza me lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, 5 doreza grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim", njofton Policia e kryeqytetit.