Nuk gabojnë të mëdhatë, fitojnë Juventus, Napoli dhe Lazio

Në Serinë A, beteja më e madhe është tani për zonën Champions dhe mbijetesën duke parë se Interi është i pakapshëm dhe për Juventusin, Napolin dhe Lazion fitoret janë detyrim që të futen mes 4 më të mirëve.

Asnjëra prej këtyre skuadrave nuk zhgënjeu teksa fituan respektivisht 3-1 me Genoan dhe 2-0 me Sampdorian dhe 1-0 me Veronën.

 Më të lehtë e pati Zonja e Vjetër teksa mbylli llogaritë që në pjesën e parë me golat e Moratas dhe Kulusevskit ndërsa goli i Scamaccas për Genoan nuk rrezikoi asgjë pasi bardhezinjtë shënuan edhe të tretin me McKennie.

Për Napolin ishte në letër sfidë më e vështire por u kalua me sukses 2-0 me golat në çdo pjesë të Ruiz dhe Osimhen.

Nuk zhgënjeu as Lazio që mposhti në minutat e fundit 1-0 Veronën në transfertë, një ekip ku shumë skuadra kanë lënë pikë në këtë fushë.

Tashmë beteja për Championsin është në një fazë kulminante dhe duket se përballjet direkte do të vendosin shumë në fund.