Tenistja e njohur shet një pjesë të krahut për kriptomonedha
Kritpomonedhat po zgjerohen gjithnjë e më shumë në botë teksa vlerat e tyre po rriten maksimalisht dhe po përfshihen edhe në botën e sportit. Një rast tepër i freskët vjen nga tenisi ku numri 655 në renditjen për femra, Oleksandra Oliynykova nxorri në ankand një pjesë të krahut, po po një pjesë të krahut të saj me të cilën godet topat dhe fiton ndeshjet.
Sportistja kroate nxorri fillimisht në ankand një zonë 15x8 mbi bërryl, konkretisht zonë të muskulit dhe në fund arriti ta shiste këtë pjesë të krahut për tre Ethereum(kriptomonedhë) që në vlerë arriti 6 mijë dollarë.

Blerësi i pjesës së trupit të tenistes mund të bëjë çtë dojë me të duke përfshirë edhe një tatto apo imazh me pjesën e blerë mbi trupin e tij ose ta përdor si një markë publicitare në të ardhmen.
Oleksandra Oliynykova e ka bërë me dije se krahu i saj mund të rritet në vlerë nëse karriera i shkon vaj dhe rritet në renditje ndaj dhe ai që bleu pjesën e trupit të saj mund të përfitojë më tepër mediatikisht dhe në imazh në të ardhmen.