Meksi: Do bien 2 skuadra nga kategoria Apolonia dhe Bylis, Skëndërbeu shpëton
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2021, 18:38
I ftuar ne "Sport Magazinë", Jorgo Meksi, mbrojtësi i djathtë i Klubit Shqiptar Skënderbeu, u shpreh se dëshiron të ikë sa më larg, në Evropë ose në një kampionat tjetër më të fortë.
"Tani për tani kam dhe një vit kontratë me ekipin e Skëndërbeut edhe dua të flas me Presidentin sigurisht kur të mbarojmë kampionatin dhe të diskutojmë çfarë është më e mira për mua dhe ekipin".
Pytjes se kush mendon se do të bjerë nga kategoria ai përgjigjet:
Altin Sulçe: Jemi në finish, është skuadra si Apolonia, jeni ju është Bylis në lojë kush bie nga kategoria ?
Jorgo Meksi: Po kjo pyetje tani, përgjigja është që Ballshi do bjerë me Fierin nuk e futim fare veten.
Altin Sulçe: Ballshi me Fierin ? Skënderbeu jo?
Jorgo Meksi: Jo Skënderbeu jo.